Programi
15599
page-template-default,page,page-id-15599,bridge-core-3.0.4,qodef-qi--no-touch,qi-addons-for-elementor-1.5.4,qode-page-transition-enabled,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode-theme-ver-29.0,qode-theme-bridge,disabled_footer_top,disabled_footer_bottom,qode_header_in_grid,qode-wpml-enabled,wpb-js-composer js-comp-ver-6.9.0,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-4
SHALOM & ISRALB (PDF)-01

Programi i Festivalit

 

 

Dita 1 Shtator 12 / Çelja e Festivalit & Koncert i Muzikës Klezmer (Sheshi Skëndërbej)  |  Video-mesazh hapës nga zj Avital Leibovich, Drejtore e American Jewish Committee (AJC) dhe Anëtare e Bordit Honorofik të Festivalit Isralb ◊ Video-mesazh përshëndetës nga Rabini Yisroel Finman, Drejtor i Rabinatit Shqiptar  ◊ Koncert muzikor nga “Israel Klezmer Orchestra” me një repertor muzikor në Hebraisht dhe Yiddish.  

 

Dita 2 Shtator 13 / Kinematografi & Ekspozita Kostumografike (Instalacioni Reja) | Shfaqja e filmit “The Albanian Code” ◊ Muzikë instrumentale frymëzuar nga tradita hebreje safardike dhe nga tradita shqiptare nga aristi shqiptar nga Kosova Agron Peni.  

 

Dita 3 Shtator 14 / Dokumentar & Koncert Koral (Amfiteatri i Akademisë së Arteve) | Shfaqja e dokumentarit “Holocaust Requiem” dhe të një mesazhi nga krijuesi i filmit Donald Maurice dhe nga kompozitori Boris Pigovat    Repertor klasik këngësh nga Kori nën drejtimin e Suzana Turkut dhe shoqërimin e një kuarteti harqesh nga Akademia e Arteve.

 

Dita 4 Shtator 17 / Koncert orkestral & Performancë operistike (Muzeu Historik Kombëtar, oborri)  | “Candle-Light Concert” i sjellë për herë të parë në Tiranë, konceptuar në ndërthurje me traditën hebreje të ndezjes së qirinjve “Kabbalat Shabat” ◊ Kuartet harqesh nga Berlin Philarmonic (Filarmonia e Berlinit) dhe interpretimi në piano nga Almira Emiri i pjesëve të përzgjedhura nga Pigovat & Dvorak ◊ Premierë botërore e “String Quartet no 2” të kompozitorit të njohur Boris Pigovat.

 

Dita 5 Shtator 19 / Letërsi & Publicistikë (Muzeu Historik Kombëtar)  |  Takim që mbledh shkrimtarë, publicistë dhe gazetarë, studjues dhe intelektualë në panel në gjerë diskutimi dhe shkëmbimesh mbi rolin e artit në përtëritjen e kujtesës dhe ndërgjegjes historike, dialogut ndërkulturor dhe atij ndërbreznor ◊ Interpretim nga aktorë të njohur shqiptarë të fragmenteve të përzgjedhura nga vepra të shkrimtarëve të njohur botërisht Ismail Kadare dhe Amos Oz  ◊  Video-mesazh nga z Nadav Oz nipi i Amos Oz. 

 

Dita 6 Shtator 20  / Vernissage & Performancë në Violinë (Muzeu Historik Kombëtar)  |  Vernisage / Hapja e ekspozitës së punimeve në pikturë të me tematikë qytetin mijëravjeçar të Beratit nga artisti Arben Golemi ◊ Hapja e ekspozitës “The Living Jerusalem” (Jeruzalemi Gjallnon) nga fotografi hungarez Ivàn Benda ◊ Performancë nga violinisti virtuoz dhe i njohur botërisht Asi Matathias, gjyshërit e të cilit të mbijetuar të Holokaustit falë shpëtimit tyre në Shqipëri, dhe nga pianistin e shquar izraelit Victor Stanislavsky ◊ Recepsion.  

 

Dita 7  Shtator 21 / Ekspozitë Fotografike & Muzikë Instrumentale (Muzeu Historik Kombëtar) | Video-projeksion i dëshmive mbi shpëtimin e Hebrenjve në Shqipëri gjatë Holokaustit & mesazheve nga diaspora shqiptare hebreje ◊ Performancë përmbyllese e muzikës instrumentale nga artistet izraelite Nitzan Bartana dhe Sivan Rotem së bashku me artisten shqiptare Almira Emiri në piano.

This site is registered on wpml.org as a development site.