Artistë & Të Ftuar
15607
page-template,page-template-full_width,page-template-full_width-php,page,page-id-15607,bridge-core-3.0.4,qodef-qi--no-touch,qi-addons-for-elementor-1.5.4,qode-page-transition-enabled,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode-theme-ver-29.0,qode-theme-bridge,disabled_footer_top,disabled_footer_bottom,qode_header_in_grid,qode-wpml-enabled,wpb-js-composer js-comp-ver-6.9.0,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-4

KUARTETI FILARMONIK I HARQEVE

Kuarteti Filarmonik i Harqeve përfaqëson brezin e ri të muzikantëve të Filarmonisë së Berlinit: kozmopolitë, të zhdërvjellët dhe të pasionuar artistikisht. Në dimrin e vitit 2018, tre anëtarë të rinj të Filarmonisë — Helena Madoka Berg (violinë), Dorian Xhoxhi (violinë) dhe Kyoungmin Park (violë) — themeluan një ansambël të ri nga dëshira për të bërë muzikë së bashku me mjaft entuziazëm. Së bashku me Christoph Heesch (violonçel), i cili sjell përvojën e tij si solist në këtë mjedis intim të krijimit të muzikës, ata përpiqen të frymëzojnë dëgjuesit e tyre me impulse të freskëta dhe cilësi të jashtëzakonshme tingulli.

The -Philharmonic-String Quartet
sivan-rotem

SIVAN ROTEM – SOPRANO & PIKTORE

Një nga sopranot kryesore të Izraelit që interpreton në pesë kontinente me dirigjentë të famshëm në opera, koncerte dhe recitale. Rotem është gjithashtu një piktore e nivelit ndërkombëtar, e cila ka paraqitur punimet e saj në ekspozita personale në Muzetë dhe Galeritë e Arteve në Londër, Madrid, Lisbonë, Pragë, Bukuresht, Tel Aviv dhe Jeruzalem. Ka bashkëpunuar me pianisten Almira Emiri në Tiranë, Budapest, Gyor, Tel Aviv, Jeruzalem dhe ka regjistruar CD solo për shtëpi muzikore të njohura, si: “Helicon” dhe “NAXOS”.

ORKESTRA “KLEZMER” NGA IZRAELI

Orkestra “Klezmer” nga Izraeli është një ansambël i madh muzikor që interpreton muzikën “Klezmer”, trashëgimi muzikore e hebrenjve të Evropës Lindore. Grupi, i vetmi i këtij lloji në botë, zotëron përmasa dhe energji të veçantë, të cilat i përkasin fillimit të shekullit të 20-të, kur orkestrat e mëdha të “Klezmer”-it ishin shumë të suksesshme.

Orkestra prezanton kulturën muzikore të hebrenjve të Evropës Lindore me gjithë lavdinë e saj për audiencën izraelite dhe ndërkombëtare, si dhe përfaqëson Izraelin si qendrën e muzikës tradicionale hebraike.

Orkestra “Klezmer” u themelua në vitin 2017 nga Gershon Leizerson, i cili është muzikant, kompozitor dhe mësues izraelit. Leizerson, një violinist virtuoz, është ekspert i muzikës “Klezmer” dhe një studiues aktiv në këtë fushë. Ai është diplomuar në Shkollën e Muzikës “Buchmann-Mehta” në Tel Aviv.

Israel Klezmer Orchestra
IMG_6533a-1536x1152

ALMIRA EMIRI

Almira është një pianiste e shquar klasike, kryesisht e fokusuar në veprat e harruara që janë kompozuar nga avangarda ruse, Shoqata për Muzikën Folklorike Hebraike dhe muzikantë të ndryshëm shqiptarë. Ajo bashkëpunon me kompozitorë në të gjithë Evropën dhe ka interpretuar në një sërë sallash prestigjioze si: Teatro di Marcello (Romë), Recanati Hall (Tel Aviv), Palace of Arts (Budapest), Teatri i Operas dhe Baletit (Tiranë), Stefaniensaal (Grac, Austri) dhe Biblioteka Kombëtare (Jeruzalem). Almira ka studiuar në Konservatorin “Bela Bartok” dhe në Universitetin e Muzikës “Franc Liszt” në Budapest dhe në Universitetin e Muzikës dhe Arteve në Grac në Austri. Ajo themeloi “Babameto Trio”, grupin unik pianistik “Degustation Pianistic” dhe më vonë “Isralb Duo”, si dhe grupe të ndryshme të muzikës së dhomës që performojnë në Austri, Hungari, Izrael, Itali, Francë, Kroaci, Portugali, Gjermani, Zvicër dhe Kosovë. Në vitet 2014 dhe 2015 ajo ishte anëtare në jurinë e e konkursit ndërkombëtar për piano “Councours–Festival” organizuar nga Konservatori i Parisit për talentet e reja të muzikës moderne dhe bashkëkohore.

ASI MATATHIAS

Violinisti Asi Matathias, nën udhëheqjen e Pinchas Zukerman, , njihet tashmë si një nga talentet më të spikatur të brezit të tij. Ai bëri debutimin e tij në moshën 14-vjeçare me Orkestrën Filarmonike të Izraelit nën drejtimin e Zubin Mehta, duke shfaqur frymëzim dhe pjekuri muzikore përtej viteve të tij. Ky sukses u pasua menjëherë me një tjetër ftesë nga Maestro Mehta për të performuar me të në sezonin vijues. Që atëherë, ai ka interpretuar si solist me orkestra të shumta anembanë globit me dirigjentë të tillë si: Eliahu Inbal, Dan Ettinger, Horia Andreescu, Eduard Topchjan, Leon Botstein, Frederic Chaslin, i ndjeri Mendi Rodan dhe Gints Glinka. Z. Matathias ka realizuar regjistrime për: BBC, CBC, WQXR, IBA dhe ORF. Ai jep shpesh shfaqje recitale në Evropë, Azi, SHBA, Amerikën e Jugut dhe Izrael, në salla prestigjioze, si: Carnegie Hall’s Stern Auditorium, Zankel Hall dhe Weil Recital Hall në Nju Jork, Berlin Philharmonie, Izumy Hall në Japoni, Liederhalle në Shtutgart, Bronfman Auditorium në Tel-Aviv, Harbin Opera House dhe The National Arts Center në Kanada. Duke qenë muzikant entuziast i muzikës së dhomës, ai ka bashkëpunuar me artistë të njohur si: Yefim Bronfman, Nikolaj Znaider, Pinchas Zukerman, Renaud Capucon, Nobuko Imai dhe Frans Helmerson. Ka interpretuar në Festivale të ndryshme, si: Jerusalem International Chamber Music Festival, The Con Anima Festival në Austri,  Vienna Bezirk Wochen Festspiele, Israel Festival, Prussia Cove në Angli dhe në festivale të tjera në mbarë botën. Z. Matathias filloi të luante në violinë kur ishte gjashtë vjeç. Në Izrael, ai studioi me Chaim Taub dhe u bë studenti më i ri që u regjistrua në Universität für Musik und darstellende Kunst në Vjenë. Gjithashtu, ai studioi me violinistët Aaron Rosand dhe të ndjerin David Nadien. Matathias fitoi Çmimin e Karrierës nga “Salon de Virtuosi” në Nju Jork në vitin 2017. Ai u nderua gjithashtu me diplomën e ekselencës dhe mbështetet nga Fondacioni Kulturor Amerikano-Izraelit që nga viti 1997. Matathias është diplomuar në nivelin “Bachelor” dhe “Master” në Shkollën e Muzikës në Manhatan, ku ka qenë student i Pinchas Zukerman dhe bashkëpunëtores së tij në mësimdhënie Patinka Kopec.

Asi Matathias, violinist
IMG_20210405_092338456_processed (1)

VICTOR STANISLAVSKY

Victor Stanislavsky vlerësohet si një nga pianistët më të shquar izraelitë sot. Karriera e tij ndërkombëtare si solist, recitalist dhe muzikant dhome e ka çuar atë në shumë vende të Evropës, Azisë, Australisë dhe të Amerikës së Veriut dhe të Jugut. Stanislavsky ka performuar në salla prestigjioze, disa prej të cilave përfshijnë: Carnegie Hall dhe the 92Y në Nju Jork, Berlin Philharmonie, Concertgebouw në Amsterdam, Seoul Arts Center dhe National Performing Arts Center në Pekin. Stanislavsky ka diploma “Bachelor”, “Master”, me vlerësimin summa cum laude, në  performancë muzikore nga Shkolla e Muzikës “Buchmann-Mehta” në Universitetin e Tel Avivit, ku ka studiuar me Daniel Gortler dhe Arie Vardi. Fitues i më shumë se 10 çmimeve në konkurse të zhvilluara në Itali, Andorrë, Kinë, Sh.B.A. dhe Izrael, ai mbështetet me bursa nga  Fondacioni Kulturor Amerikano-Izraelit.

FLAKA GORANCI

Flaka Goranci filloi të studionte piano, para se të ndryshonte drejtimin e saj në kanto. Ajo mori titullin “Bachelor” në Akademinë e Muzikës në Tiranë, Shqipëri. Studimet “Master” i vazhdoi në ”Buchmann-Mehta-School of Music” – Universiteti i Tel Avivit në Izrael. Në moshën 22-vjeçare ajo debutoi si Rosina në “Il Barbiere di Siviglia”, në Operën Shtetërore Shqiptare në Tiranë.

Flaka ka punuar nën drejtimin e shkëlqyer të dirigjentëve: Nicolaus Harnoncourt, Gustav Kuhn, Ulrich Windfuhr, Pawel Poplawski, Enrico Delamboye, Manfred Mayrhofer, Vittorio Parisi, Yishai Steckler, Zhani Ciko etj. Ajo është fituese e Bursës së Fondacionit Hildegard Zadek (KS Hilde Zadek). Flaka ka performuar në shumë salla prestigjioze, si: Theater an der Wien, Vienna Konzerthaus, Gläserner Saal Musikverein, Stefaniensaal Graz, MuTh hall, Vatroslav Lisinski concert hall etj. me orkestra të shkëlqyera si: Hamburger Symphoniker, Concentus Musicus, Dubrovnik Symphony Orchestra, Macedonian Philharmonic Orchestra, Albanian Symphony Orchestra, Kosovo Philharmonic Orchestra etj. Në vitin 2015, projekti i saj i parë në CD ”Albanian Flowers” me ansamblin “Dielli” (muzikantë të Filarmonisë së Vjenës) u publikua nga kompania Gramola në Vjenë. Në zërin e saj mund të gjesh gjithçka: Lirikë, Bel canto – Coloratura, italiane, franceze, gjermane apo sllave Zwischenfach…”, kështu vlerësohet sopranoja e re e operas Flaka Goranci nga kritika ”Neue Merker” në Vjenë.

Flaka-Austri-3
image1

AGRON PENI – KITARIST & KOMPOZITOR

Si kitarist virtuoz, Agron Peni arrin të përziejë Flamenkon dhe muzikën klasike me një teknikë mahnitëse dhe magjepsëse. Gjatë studimeve të larta për kitarë klasike në Fakultetin e Arteve në Prishtinë (Kosovë), ai themeloi “Latino Band”, e cila karakterizohej nga një stil fusion – duke shkrirë së bashku muzikën tradicionale ballkanike me muzikën latine dhe Flamenco. Agron Peni ka realizuar një numër të madh projektesh muzikore. Në vitin 2006 ai publikoi albumin e tij të parë me “Latino Band”. Në vitin 2009 ai regjistroi albumin e tij të dytë “Duo Guitar” në duet me kitaristin Astrit Stafaj, duke interpretuar krijime origjinale të Agronit. Në vitin 2015, “Publimaster Records“ (Spain) prezantoi ekskluzivisht albumin e tretë dhe të katërt të Agronit, një album të dyfishtë të titulluar “Mirage” (group) dhe “Solo” (më personal dhe intim), ku muzika klasike, flamenko, latine dhe ballkanike kombinohen në një stil unik. Në vitin 2017, publikoi albumin e tij të pestë të titulluar “Udhë” (Pathways) në duet me sopranon Lindita Ottarsson në Norvegji. Gjatë izolimit të vitit 2020 për shkak të pandemisë Covid-19, Agroni prezantoi albumin “Home”. Agron Peni ka performuar në skena të shumta në mbarë botën, duke përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë, Italinë, Norvegjinë, Poloninë, Katarin dhe Nju Jorkun.

BORIS PIGOVAT

Boris Pigovat (lindur në vitin 1953, Odesa, Ish-Bashkimi Sovjetik) studioi në Institutin Muzikor Gnessin (Akademia e Muzikës) në Moskë. Ndërmjet viteve 1978 dhe 1990 ai jetoi në Taxhikistan. Boris Pigovat emigroi në Izrael në vitin 1990. Në vitin 1995 mori Çmimin e “ACUM” (“Shoqata e Autorëve, Kompozitorëve dhe Botuesve Muzikorë në Izrael”) për kompozimin e tij rekuiem “The Holocaust”. Në vitin 2000 mori çmimin e Kryeministrit të Shtetit të Izraelit. Në vitin 2002 mbrojti doktoraturën në Universitetin Bar-Ilan (Izrael). Kompozimet e tij janë interpretuar në mbarë botën. Ndër veprat e tij, përmendim: Oratorio “Eichah” (“Jeremiah’s Lamentations”) për narrator, soprano, kor & orkestër simfonike (2001); Rekuiem “The Holocaust” për violë & orkestër simfonike (1994-1995, 3 simfoni, poema tonale për orkestër simfonike, orkestër frymore, vepra për ansamble të ndryshme dhome dhe instrumente solo.

Diseño sin título - 2021-06-03T141418.718
Alex-wasserman

ALEX WASSERMAN

Alex Wasserman është kompozitor, dirigjent dhe violonçelist. Ai studioi kompozicion dhe dirigjim në Akademinë e Muzikës Rubin me Prof. Abel Erlich dhe violonçelin me Zvi Harel. Ai studioi violonçelin me Peter Willy (Beaux Art Trio) dhe dirigjimin me Michael Chary në Kolegjin Muzikor “The Mannes” në Nju Jork dhe më vonë mbrojti doktoraturën në The Julliard School of Music. Veprat e tij janë interpretuar në Izrael, Shtetet e Bashkuara dhe Evropë. Alex Wasserman është aktualisht drejtor muzikor i Shoqatës së Muzikës së Dhomës në Tel Aviv dhe Orkestrës Simfonike Ramat Gan. Gjatë viteve ai ka drejtuar të gjitha orkestrat kryesore në Izrael me një repertor simfonik të madh dhe të ndryshueshëm.

SUZANA TURKU

Suzana Turku ka studiuar në Universitetin e Arteve në Tiranë. Doktoraturë në Etnomuzikologji. Për 17 vjet Turku ka qenë dirigjente e Korit të Teatrit Kombëtar Shqiptar të Operës dhe Baletit. Shefe e Departamentit të Dirigjimit në Universitetin e Arteve në Shqipëri dhe Zëvendës Ministre në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Ka themeluar disa ansamble korale, si: “Pax Dei”, “Little Angels” dhe “Mother Theresa”. Ajo merr pjesë si dirigjente e ftuar në festivale, konferenca dhe seminare shpesh në lidhje me fenomene dhe çështje të muzikës shqiptare. Ajo është vlerësuar me çmimin më të lartë të vendit “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

OK_2720 copy foto zana
MDT_8072 2 (1)

NITZAN BARTANA

Nitzan Bartana një violiniste izraelite e lindur në vitin 1989. Ajo ndoqi Konservatorin e Tel Avivit dhe atë të Givataimit, duke fituar në moshën 12-vjeçare “Konkursin e Telave”. Që nga viti 2002 ajo studion me prof. Yair Kless, fillimisht në Shkollën e Muzikës Buchman-Mehta të Universitetit të Tel-Avivit, ku iu ofrua një bursë e plotë studimi dhe në periudhën 2008-2012 ajo ndoqi studimet dhe u diplomua me titullin “Bachelor of Arts” me rezultate të shkëlqyera në Kunstuniversität Grac, Austri.

Nitzan dha performancën e saj të parë solo me Orkestrën Simfonike të Jeruzalemit, në moshën 12-vjeçare dhe që atëherë ka dhënë shfaqje me shumicën e orkestrave izraelite duke përfshirë Orkestrën Simfonike Haifa, Orkestrën Simfonike Ashdod, Orkestrën Simfonike Buchman-Mehta dhe Orkestrën Filarmonike Izraelite, me të cilën performoi edhe në një koncert Gala në Carnegie Hall, Nju Jork në vitin 2008.

Nitzan ka fituar bursa nga Fondacioni Kulturor Amerikano-Izraelit, në sajë të rezultateve të shkëlqyera dhe performancave solo dhe atyre të muzikës së dhomës që nga viti 2001, ka fituar çmime në Izrael (Çmimi Buchman-Heiman, Lions Preis, TA Municipality Award, “Aviv” Competitions Public Award, Çmime në Konkurse të Akademisë Muzikore TA për muzikë solo dhe muzikë dhome) dhe në konkurse ndërkombëtare – si Koncerti i Mozartit në konkursin ndërkombëtar të violinës në Freiburg, Gjermani. Në moshën 15-vjeçare, në Konkursin Ndërkombëtar të Violinës H. Marteau, Gjermani, Tolls Stiftung Preis, Çmim nderi për të diplomuarit e KUG dhe disa çmime për muzikë dhome, duke interpretuar me trion e saj, në Universitetin e Muzikës në Grac. Nitzan ka dhënë shfaqje rregullisht në një kuartet në Qendrën Muzikore “Mishkenot Sha’ananim” të Jeruzalemit dhe ka marrë pjesë në shumë koncerte të regjistruara ose të transmetuara drejtpërdrejt (në Muzeun e Tel Avivit, në Festivalin Kfar Blum, në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës në Jeruzalem, në festivalin Ein Hod Festival ndër të tjera).

Performancat e saj solo jashtë vendit përfshijnë koncerte me: Kammerphilharmonie Dacapo München, Vogtland Philharmonie, Südwestdeutsches Kammerorchester Pforzheim, Philharmonic Orchestra Freiburg, Savaria Symphony Orchestra (Hungari), Max Reger Festival, Schubertiade Tamba Festival, Japoni, në Mozarteum Salzburg, Paris, SHBA, Poloni, Hungari, Rusi (në Moskë, Kremlin), Letoni. Performancat e muzikës së dhomës e çojnë atë gjithashtu në Itali, Francë, Japoni, Republikën Çeke, Belgjikë (Musica Mundi Festival, 2001-2008), Festivalet St.Gallen dhe Eggenberger Schlosskonzerte, Austri.

YAEL KATZIR

Profesoresha Yael Katzir është profesore, mësuese, ligjëruese dhe regjisore dokumentarësh, e cila ka lindur në Izrael. Prof. Katzir është producente dhe regjisore e mbi 20 filmave dokumentarë me metrazh të gjatë, duke përfshirë “The Albanian Code,” i cili fitoi “Best Documentary” në Festivalin e Filmit Hebre në Hong Kong në vitin 2019.

Prof. Katzir ka dhënë leksione për filmin dhe historinë për shumë vite me rradhë, duke përfshirë ato në Shkollën e Artit të Kolegjit Akademik Beit Berl, Kolegjin Akademik të Mësuesve Kibuzim, Departamentin e Filmit të Universitetit të Tel Avivit dhe Universitetin Hebraik. Ajo ka qenë drejtoreshë e Qendrës Komunale të Televizionit Kabllor të Kolegjit Beit Berl dhe ka qenë drejtuese dhe projektuese e kursit “Jerusalem Across the Ages” në Open University.

Me një pasion për kërkime dhe studime, Yael mori titujt BA dhe MA në Universitetin Hebre të  Jeruzalemit. Ajo vazhdoi studimet e doktoraturës në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos (UCLA) dhe në Universitetin Hebraik. Pas kthimit në Shtetet e Bashkuara, Yael përfundoi një MSC në Kolegjin e Komunikimeve të Bostonit në Transmetime Filmike. Yael është ftuar si Ligjëruese për tema që lidhen me industrinë e filmit dokumentar izraelit. Ajo ka qenë e ftuar gjithashtu në festivale filmi në Gjermani, Indi, Itali, Holandë, Poloni, Serbi, Spanjë, Turqi, SHBA dhe në Izraelin e saj të lindjes.

Yael Katzir - Photo
DSC_4501a

ARBEN GOLEMI

Arben Golemi është një artist shqiptar i lindur në Berat, i cili ndoqi studimet e larta në Akademinë e Arteve të Bukura të Tiranës (MA në teori arti, 1987) dhe në Universitetin e Tiranës (MSc në arkitekturë, 1978). Punimet në picture të Golemit janë ekspozuar në ekspozita solo dhe kolektive në mbarë botën, duke përfshirë Madridin (Spanjë), Nju Jork (SHBA), Gjenevë (Zvicër), Prishtinë (Kosovë), Sofje (Bullgari), Karabyk (Turqi) dhe Rabat (Marok). Familja e Golemit ka marrë mirënjohje për ndihmën në shpëtimin e hebrenjve nga shfarosja naziste gjatë Holokaustit. Duke iu referuar veprave të Golemit, Jeannie McCormack i krahason “pikturat e tij me kryeveprat e çmuara të Paul Klee në periudhën kur ai solli misterin e qyteteve të vogla në terma abstrakte me forma gjeometrike dhe ngjyra të ndezura.”

VIOLA ISUFAJ

Viola Isufaj është autore dhe profesoreshë e asociuar e Letërsisë Bashkëkohore Shqipe në Departamentin e Letërsisë, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës, Shqipëri. Ajo është autore e disa librave, duke filluar nga ato kërkimore, tekste universitare, letërsi artistike dhe poezi. Ajo ka botuar shumë punime shkencore dhe tekste shkollore të shkollës së mesme. Romani i saj i parë, Zotit M. – një letër (Tiranë, 2004) fokusohet në humbjen e komunikimeve të sotme njerëzore dhe hapet me një parathënie të Ismail Kadaresë, shkrimtarit shqiptar të klasit botëror, i cili e përshkruan romanin si një “çudi të ëmbël, të matur dhe të lulëzuar”. Me origjinë nga një familje e persekutuar nga regjimi totalitar, ajo ishte adoleshente kur ra komunizmi në Shqipëri dhe këto ngjarje i shprehu në mënyrë metaforike në romanin e saj të dytë “Saga e gjarprit” (Tiranë, 2005). Romani i tretë “Ditë të askujt” (Tiranë, 2008), u pasua nga botimi i disa cikleve në poezi dhe libri “Adamah” (Tiranë, 2016).

Për “Adamah”, Viola Isufaj u nderua me Çmimin e Parë në Poezi në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Prishtinë, Kosovë. Ajo fitoi gjithashtu Çmimin e Parë të Festivalit Kombëtar të Poezisë në Korçë, Shqipëri në vitin 2017 dhe Çmimin e Dytë në Panairin Ndërkombëtar të Librit Shqip në vitin 2015. Viola Isufaj ka përkthyer vepra poetike në gjuhën shqipe, më e rëndësishmja prej tyre është poezia e Edna St. Vincent Millay, si dhe disa pjesë të ciklit mitologjik irlandez.

IMG_2071 2
DSC_3729_ok

IVÁN BENDA

Iván Benda është një fotograf hungarez, veprat e larmishme të të cilit variojnë nga segmente të gjera të fotografisë së portreteve dhe reklamave, te krijimi i serive fotografike për teatër, balet, koncerte dhe i serive të ndryshme të artit fotografik ndërkufitar të motivuar filozofikisht dhe historikisht. Nëpërmjet punimeve që përfshijnë pothuajse katër dekada, ai mund të gjurmojë përdorimin e teknikave më moderne dixhitale dhe softuerike grafike nga epoka e analogjisë bardh e zi. Ndër librat, kalendarët dhe botimet shumë të suksesshme, përmendim: “Living Jerusalem”, “Hungarian Memories in Italy” dhe albumin fitues të Çmimit Gutenberg “Photo Bend” ose Kalendarin Olimpik të krijuar me mbështetjen e Komitetit Olimpik Hungarez. Përveç regjistrimeve të të mëdhenjve të muzikës, teatrit dhe letërsisë botërore (si: György Solti, Zoltán Kocsis, Yehudi Menuhin, Isaac Stern), ai ka punuar me kompani botërore si: Siemens, Kapsch, Ericsson, Johnnie Walker dhe Sony. Ai ka punuar vazhdimisht në Izrael duke filluar që nga viti 2000. Me punime të dy dekadave, ai paraqet gjallërisht, ndër të tjera, bashkëjetesën e tre feve botërore në Tokën e Shenjtë.

EDLIRA SULAJ

Edlira Sulaj është themeluesja dhe drejtoresha e “Tradita Popullore”, një sipërmarrje biznesi unike e fokusuar tërësisht në traditat dhe trashëgiminë shqiptare. Pasioni për kostumet tradicionale daton që në fëmijëri të Edlirës, ​​pasi ka trashëguar nga gjyshja dhe nëna teknikat tradicionale të realizimit dhe riprodhimit të kostumeve tradicionale. Kjo përvojë dhe trashëgimi e pasur e ka shtyrë atë të eksplorojë mënyra se si të mbrojë, zhvillojë dhe transmetojë këtë trashëgimi te brezat e rinj. Në vitin 2012 ajo krijoi kompaninë e quajtur “Tradita Popullore”, një ndërmarrje që po rritet nga viti në vit falë përkushtimit të Edlirës. Edlira zotëron çertifikata në fushën e punës artizanale dhe dizajnit të modës, si dhe mësimdhënies teorike dhe teknike të artizanatit. Me stafin e saj të kualifikuar dhe të përkushtuar, Edlira Sulaj ka marrë pjesë në shumë festivale, koncerte dhe aktivitete kulturore e shoqërore, veçanërisht në “Festivalin e Gjirokastrës” me të gjitha kostumet që zbukurojnë këtë event kombëtar, krijime të ateliesë së artizanëve të Edlirës. Çdo vit Edlira udhëton jashtë vendit dhe prezanton më të mirën e traditave dhe trashëgimisë shqiptare për diasporën shqiptare, si dhe për publikun e gjerë ndërkombëtar.

Profil dhe Logo Edlira-converted-1
This site is registered on wpml.org as a development site.